Qeveria bum investimesh ne prag te fushates
TIRAN- Afrimi i zgjedhjeve administrative te 8 majit ka bere qe qeveria te ndeze motoret e fushates qe ne muajt e pare te vitit. Inaugurime rrugesh shkollash apo investimesh te tjera jane pamje qe shihet me shpesh se kurre gjate kesaj periudhe.
Deshira e ekzekutivit per te investuar shume para gjate muajve para zgjedhjeve lokale pasqyrohet nga te dhenat zyrtare te Ministrise se Financave per treguesit fiskale te muajit shkurt 2011.
Me nje total shpenzimesh te parashikuara per vitin 2011 prej 409 miliarde lekesh mesohet se deri ne fund te shkurtit qeveria ka shpenzuar rreth 58 miliarde leke ose 14.2 per qind te shumes se pergjithshme. Nderkohe deri ne fund te shkurtit 2010 qeveria kishte shpenzuar aferisht 46.2 miliarde leke ose rreth 11.8 miliarde leke me pak.
Nese deri ne fund te shkurtit 2011 qeveria ka harxhuar 14.2 per qind te totalit te shpenzimeve te parashikuara ne shkurt 2010 shuma e harxhuara perbente rreth 11.25 per qind te tij. Vlen per tu theksuar se ne shkurt 2010 shpenzimet e buxhetit nuk ishin ulur ndryshimet u bene ne Korrik dhe shpenzimet totale te parashikuara asokohe ishin thuajse te njejta me ato te parashikuara ne vitin aktual.
Investimet
Shpenzimet totale perbehen nga shpenzimet korrente shpenzimet kapitale dhe fondi i kontigjences qe administrohet nga Keshilli i Ministrave. Shpenzimet korrente perbehet kryesisht nga shpenzimet per paga pensione mirembajtje interesat e borxhit etj. nderkohe qe jane shpenzimet kapitale ato qe kane te bejne kryesisht me investime. Pikerisht ketu verehet edhe diferenca me e madhe e shpenzimeve te qeverise krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.
Keshtu deri ne fund te muajit shkurt 2010 qeveria kishte shpenzuar rreth 5.8 miliarde leke nga totali prej 86 miliarde leke ose 6.75 per qind te totalit te parashikuar nderkohe qe ne shkurt 2011 shifrat u rriten se tepermi.
Keshtu nese pergjate vitit 2011 ekzekutivi kishte parashikuar te shpenzonte rreth 82 miliarde leke per investime deri ne fund te shkurtit mesohet te jete shpenzuar rreth 17.2 per qind e shumes se pergjithshme ose rreth 14.2 miliarde leke ku shuma me e madhe rreth 8 miliarde leke eshte shpenzuar vetem gjate muajit shkurt.
Rritja e shpenzimeve kryesisht pergjate muajve para zgjedhjeve eshte nje praktike e njohur me se miri tashme ne vend ku gjithkund priten shirita inaugurimi ceremoni te cilat natyrisht perdoren per kapital politik.
Te ardhurat
Nen ethet e fushates elektorale drejtuesit e bashkive dhe komunave ne vend duket se me shume se te mbledhja e te ardhurave e kane mendjen tek kalkulimet politike. Treguesit e te ardhurave nga pushteti vendor ne buxhetin e shtetit vazhdojne te perkeqesohen nga muaji ne muaj.
Madje realizimi i dy muajve te pare te ketij viti eshte me i keq se ai i te njejtes periudhe te nje viti me pare. Keshtu nese deri ne fund te muajit shkurt 2010 te ardhurat totale nga pushteti lokal kane qene ne nivelin e rreth 1.6 miliarde lekeve ne fund te shkurtit te ketij viti ato nuk kane mundur te shkojne me shume se 1.5 miliarde leke ose rreth 100 milione leke me pak.
Per sa i perket te ardhurave totale ne buxhetin e shtetit deri ne fund te shkurtit 2011 jane mbledhur rreth 49.1 miliarde leke krahasuar me rreth 48.6 miliarde leke te te njejtes periudhe te nje viti me pare ose vetem 500 milione leke me teper. Realizimi i te ardhurave nga tatimet dhe doganat nga ana tjeter paraqiten me permiresime. Te ardhurat tatimore jane rreth kater miliarde leke me shume se shkurti 2010.