Shkoder djali vret babain

Një krim brenda familjes ka ndodhur në orët e pasdites në Prekal të Shkodrës. Djali ka vrarë babanë e tij pas një konflikti banal. Sipas policisë, Sokol Marku 18 vjeç i cili kishte sherr të vazhdueshëm me të atin e tij dyshohet si autor i vrasjes së Zef Markut 45 vjeç. Ky i fundit i kishte kërkuar llogari të birit për disa probleme familjare, por kërkesave të tij i biri i është përgjigjur me plumba. Policia ka bërë arrestimin e autorit, ndërsa po heton shkaqet e plota të këtij krimit.