Fier burg pa afat per italianet grabites
Arrest me burg pa afat ka vendosur gjykata e Fierit për dy shtetasit italianë, që u kapën në kuadër të operacionit “furtuna” . Franko Galluci dhe Xhuzepe Margiotta kanë mbërritur në gjykatën e Fierit veçmas, pasi njëri prej tyre e kishte pranuar akuzën ndërsa tjetri deklarohet i pafajshëm. Galluci i përfaqësuar nga avokati Toto Avdia është deklaruar i pafajshëm për akuzën e vjedhjes dhe pjesmarrjes në grup kriminal, ndërsa Xhuzepe Margiotta ka pranaur fajin. Për të dy këta shtetas gjykatësi Emgert Pëllumbi ka vlerësuar arrestimin e tyre të ligjshëm si dhe ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg ashtu sikurse kishte kërkuar prokurori, Genci Mane .