Komploti, arrestohet ish-shefi i ushtrisë turke

Gjeneral Ilker Bashbu, i cili u pensionua në vitin 2010, është zyrtari më i lartë i arrestuar në kuadër të komplotit “Ergenekon”, një grup ultra-nacionalist i akuzuar për komplot kundër qeverisë.
I qetë në dukje, me kostum të zi, ai mbërriti në Gjykatën e Stambollit pranë Bosforit për t’iu përgjigjur pyetjeve në një sesion të mbyllur 7.5 orësh.
Prokurori i Autorizuar i Stambollit, Cihan Kansız dhe zv/kryeprokurori i Stambollit, Fikret Seçen, morën në pyetje ish-shefin e plotfuqishëm të ushtrisë turke teksa Gjykata e 12 Kriminale e Stambollit lëshoi mandat arrestin.
Bashbu, përballet me akuzat e “udhëheqjes së bandës” dhe përpjekjes për të mposhtur qeverinë me dhunë. E përditshmja më e madhe turke, “Zaman” raporton se i akuzuari i mohoi akuzat duke i quajtur ato “tragjikomike”.
“Dëgjimi i akuzave të tilla lëndon krenarinë time si një gjeneral i cili ka bërë detyrën e tij ndaj vendit dhe shtetit me respekt. Akuzimi i një shefi ushtrie për krijimin e një grupi terrorist është ndëshkimi më i madh që mund të më bëhej”, citohet të ketë thënë kreu i ushtrisë turke.
Në kuadër të hetimeve për këtë komplot, gjatë viteve të kaluara janë arrestuar dhjetëra gjeneralë dhe oficerë në detyrë dhe të pensionuar.
/Start/Fatjon Prroni/
2012-01-06 09:44