Sot pretenca për videon; Prifti: Kam video të tjera

Në seancën e dhjetorit të vitit të shkuar, nga provat e akuzës gjykata vendosi të pranojë laptopin USB-në dhe orën-kamer të Dritan Priftit, e cila ka shërbyer për të kryer video-regjistrimin.
Nga gjykata u pranuan dhe u administruan edhe dokumentet shkresore në lidhje me tenderin e naftës Alpetrol dhe koncesionet për hidrocentralin e Shushicës.
Ndërsa u pranuan te administrohen si prova të gjitha kërkesat e avokateve të Metës, mes të cilave një kërkesë e bërë në vitit 2002 nga ish-prokurori i Përgjithshëm ku i kërkonte heqjen e imunitetit të Dritan Priftit si dhe një tjetër kërkesë që kishte të bënte me një dokumentet të Alpetrolit i siguruar nga avokatët. Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, Dritan Prifti, tha se kishte video të tjera.
"Ilir Meta ka dalë në konferencë shtypi për të folur për prioritetet e LSI dhe se ky do jete vit suksesesh për shqiptarët. Ky hajdut hipokrit sot ka shfaqur në një mbledhje të LSI paradite disa pjesë të shkëputura dhe pa zë të videos Prifti Beqiri. Ky hajdut me çizme përpiqet të bëjë shantazh ndaj meje një ditë para pretencës që do jepet nesër nga prokuroria në gjyqin ndaj tij. Sa të mbyllen hetimet shqiptareve do tua tregoj unë ketë video. Do t'i tregoj pjesët me zë dhe figurë që censuron Meta dhe si ai trajton marrëdhëniet me miqtë dhe ndërkombëtaret. Meta s'ka shpëtim. Pasi t'ia mbyllë gjykata me lek ketë çështje, atij do t'i hapet tjetra menjëherë. Do t'ju tregoj me zë dhe figure vjedhje të reja dhe të vjetra të çiftit Meta- Kryemadhi. S'ka burrë që më bën mua shantazh. Do ishte mire që kryesia ta dëgjonte videon me zë dhe të plotë për të kuptuar se cili është kryetari i tyre. Unë angazhohem që 2012 të jete viti i transparencës dhe të vërtetës për çdokënd që pretendon të qeverisë këtë vend", thuhet në deklaratën e Priftit. /Start/
2012-01-06 09:17