Meta: Videoja tashmë një çështje ordinere

“Nuk jam i gatshëm të merrem me çështje tashmë ordinere që i takojnë vitit të kaluar. Jemi këtu për t’u marrë më çështje të mëdha dhe tepër serioze që i takojnë të ardhmes dhe ju siguroj se angazhimi dhe performanca e LSI-së në të gjitha nivelet e qeverisjes do të jetë vërtet tepër premtuese”, tha ai dje.
Gjithashtu, ai foli edhe për zgjedhjet brenda partisë së tij, teksa shtoi se do të kandidonte sërish për kryetar duke përfituar edhe nga rezultati i lartë i kësaj partie në zgjedhjet lokale të 8 majit. “T’iu them që nuk do të jem do ta merrni si modesti të tepruar dhe ndonjëherë dhe modestia e tepruar gjykohet negativisht. Nuk ka sesi s’mund të jem për aq kohë sa në 8 maj LSI-ja arriti një rritje spektakolare në raport me zgjedhjet e vitit 2009, pra mbi 40 mijë vota. Por, jam i bindur që do të ketë dhe kandidatura të tjera dhe të gjitha janë të mirëpritur që të zhvillojnë alternativat e tyre në të mirën e këtyre objektivave që sapo theksova më parë”, shtoi ai. /Start/
2012-01-06 09:02