Dialogu per vizat arritje e madhe - reagime ne Kosove per raportin e progresit nga Komisioni i BE-se

Ministrja e integrimeve evropiane ne qeverine e Kosoves Vlora Qitaku tha se raporti paraqet gjendjen reale dhe faktike te Kosove. Nje nder te arriturat me te medha ministrja Qitaku permendi fillimin ne muajin dhjetor te dialogut me Komisionin Evropian per liberalizimin e vizave per Kosoven.
Ky proces sipas saj eshte nje nder te arriturat me te medha qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves. Keto komente ministrja e integrimeve Evropiane Vlora Qitaku i beri menjehere pas publikimit te raportit te Progresit nga ana e komisionerit Stefan Fle.
Ne do te punojme qe gjate 12 muajve te ardhshem raporti i Komisionit Evropian te sherbeje si baze per zhvillimin e dialogut racional dhe konstruktiv ndermjet aktoreve te ndryshem te shoqerise sone me qellim te ndertimit te konsensusit mbareshoqeror per ndermarrjen reformave te thella politike ekonomike dhe shoqerore tha ministrja Vlora Qitaku.
Sipas saj strategjia e zgjerimit ka rikonfirmuar agjenden evropiane te Kosoves me vazhdimin e mbeshtetjes se dy prioriteteve thelbesore liberalizmin e vizave dhe marreveshjes tregtare Kosove-BE.
Autor Bekim Shehu / Prishtine
Redaktoi E. Xhani