Komponenti mediatik i Gërdecit
Që prej një jave, emri Gërdec ka shënuar kuotimin më të lartë hiperinflacionist në debatin politik dhe ka pjellë një temë mediatike dominuese, ku mirëfilltazi spekulimi i ka zënë vendin analizave të qashtra, gjakftohta e të ngjeshura me fakte që ndihmojnë shqyrtimin dhe sqarimin e të vërtetave që qëndrojnë në themel të ngjarjes.
Megjithatë, trajtimi i gjerë i ngjarjes së Gërdecit nga mediat, pavarësisht ngarkesave dhe prapavijave politike, është dhe ka shërbyer dhe ndihmuar politikën, Prokurorinë, organet e specializuara të shtetit dhe mbarë shoqërinë, veçanërisht vetëdijen e saj.
Politizimi i skajshëm i kësaj tragjedie për kapitalizimin e aseteve politike, pavarësisht se qëndron dhe funksionon brenda logjikës së luftës politike të opozitës, në fundore është i destinuar të rezultojë i pafrytshëm, dhe vetëm si shtysë ndaj qeverisë për një reformë të thellë konceptuale, sidomos në drejtim të kuadrit ligjor që normon veprimtarinë e agjencive të Sigurisë kombëtare.
Opozita, për shkak të vetëfrustrimit si rrjedhojë e mungesës së alternativave politike, po mundohet të kapet fort pas Gërdecit, thjesht ngaqë nuk di se çfarë të bëjë e të komentojë tjetër deri në zgjedhjet e ardhshme.
Por më shumë se çdokush dhe shumëkush, krerët e partive opozitare që tash kanë nxjerrë panciret, çomaget dhe gjokset prej pulastrenësh, e dinë mirë se fatura politike e Gërdecit do të ketë ndikim minimal në rënien e kuotave politike të maxhorancës gjatë fushatës dhe garës zgjedhore parlamentare të vitit 2009. Çka për pasojë, do të ndikojë po minimalisht në rritjen e kuotave politiko-zgjedhore të opozitës aktuale.
Do të mjaftonte thjesht ndërmendja e shembullit të tragjedisë së Otrantos së 9 janarit 2004, dhe e protestave pasuese të ish opozitës që asokohe arriti të tubojë mbi 150 mijë njerëz nëpër sheshe në kuadër të Lëvizjes “Nano Ik”, por që u shua enkas për hir të stabiliteti politik të vendit, për t’u bindur se opozita aktuale e ka të sigurt dështimin e sipërmarrjes qesharake të fillimit të protestave disamijëshe, të prira nga qirimbajtësit mjaftistë, 99-shat, lërësistët dhe freshistët. Protestuesë të stërvitur këta e që shefat i stërvisin me frymë proteste për të testuar fuqinë dhe mbështetjen qytetare, pas të cilëve u radhitën bash shefat e vërtetë dhe kanë ndërmend të radhiten sërish po këta ish pronarë të skafeve që shkaktuan tragjedinë e 9 janarit, që ishte thjesht e fundit në radhë dhe bash kurorëzim i tragjedive që ata mbollën me flotën e tyre të skafeve e skafistëve gjatë periudhës 1991-2004.
Por ajo që të bën përshtypje në trajtimin e gjithanshëm dhe aspak rastësor të tragjedisë së Gërdëecit, është insistimi i disa mediave dhe opinionistëve pranë opozitës, për të mos e lëshuar nga dora këtë temë që u ra mrekullisht nga “qielli”, dhe për ta analizuar ngjarjen me tendencën e hapur të “zhytjes” me çdo kusht të qeverisë dhe kryeministrit në kraterin e Gërdecit.
Përveç kritikëve të përhershëm të pozicionuar pa kahje politike, por që numërohen me gishtat e dorës, në mediat pranë opozitës shquhen për egërsi ndaj maxhorancës bash ata biçim opinionistësh që paguhen disa herë më shumë se 3-4 funksionarët më të lartë të vendit.
Dhe për të tillë paguhen jo se bëjnë vezën me dy të kuqe apo se pjellin nga dy viça, por si kamikaze për sulme frontale për ditë të zeza...
Këta mortaxhinj që deri më tash ishin urdhëruar të gjuanin me flurudha parabolike, sot janë të shtrënguar të shtijnë me breshëri mitralozash nga halli që kanë pas dhe nën të ndenjura, duke sajuar me çdo çmim dhe kosto përgjegjës në politikë, athua se rregulloret në trajtimin e municioneve dhe lëndëve eksplozive duhet t’i zbatonin civilët dhe jo ushtarakët. Ndërkohë që të gjithë e pranojmë se tash e tutje vetëm ushtarakët janë ata që duhet ta shpëtojnë vendin nga dispozitivët e rrezikshëm të 100 mijë ton municioneve që kërcënojnë shqiptarët në mbarë vendin. Nga Astrit KOLA