E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërblehen më të mirët

Në Columbia University, në New York, të hënën mbrëma janë publikuar emrat e fituesve të shpërblimit prestigjioz Pulitzer për vitin 2011. Shpërblimet janë ndarë për 13 kategori të gazetarisë dhe për shtatë kategori artistike. Nga dy shpërblime i kanë fituar gazetat ''The New York Times'' dhe ''The Los Angeles Times'', përderisa shpërblimi për beletristikë i takoi Jennifer Egan, për romanin “A Visit From the Goon Squad". Nga Express më 20 prill 2011 në ora 13:31

Ndryshe, në pjesën që ndërlidhet me shkrime për artin, shpërblimin për kritikë e fitoi Sebastian Smee, nga ''Boston Globe''. Për karikaturën editoriale u shpërblye Mike Keefe, nga ''Denver Post'', për shkak të diapazonit të gjerë të karikaturave që, falë stilit të thjeshtë por domethënës, bartën mesazhe të fuqishme dhe spirituoze.

Fotografët e gazetës ''The Washington Post'', Carol Guzy, Nikki Kahn dhe Ricky Carioti u shpërblyen për portretet e dhembjes dhe dëshpërimit, pas tërmetit katastrofal në Haiti.

Fituesit tjerë në kategoritë artistike janë Bruce Norris, që fitoi Pulizterin për dramën "Clybourne Park", një vepër kjo e fuqishme personazhet e së cilës flasin në një mënyrë humoristike dhe të qartë për përballjen e Amerikës me ndërgjegjen e saj racore dhe klasore.

Pulitzeri për poezi iu nda Kay Ryan, për përmbledhjen “The Best of It: New and Selected Poems” (Më të mirat: Poezi të reja dhe të zgjedhura).
për veprën me tematikë historike u shpërblye Eric Foner, për " The Fiery Trial: Abraham Lincoln and American Slavery” (Gjykimi i Zjarrtë: Abraham Lincoln dhe skllavëria amerikane).

Shpërblimin për biografi e fitoi Ron Chernow, me veprën për babanë e kombit amerikan, George Washington, "Washington: The life" (Washingtoni: Jeta). Ndërkaq, për publicistikë u shpërblye Siddhartha Mukherjee, për " The Emperor of All Maladies” (Perandori i të gjitha sëmundjeve), një vepër kjo hulumtuese që merret me historinë e gjatë të kancerit, i cili ende po e huton mjekësinë.

Pulitzeri për muzikë iu nda Zho Long, për operën "Madame White Snake", libretoja e së cilës bazohet në tregimin popullor kinez, ndërkohë që nga aspekti muzikor paraqet një ndërlidhje të Lindjes dhe Perëndimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›