Çka lexojnë evropianët?
Ndryshe, në raportin vjetor për shitjen e romaneve në 14 shtete të BE’së, thuhet se në vendin e dytë radhitet autorja e romanit “The Twilight Saga – The Official Ilustrated Guide” (Saga e Muzgut – Doracaku i Ilustruar Zyrtar), Stephenie Meyer, ndërkaq i treti radhitet shkrimtari afgan, Khaled Hosseini, në mesin e librave të të cilit janë “A Thousand Splended Suns’ (Njëmijë Diej të Mrekullueshëm) dhe ‘The Kite Runner” (Ndjekësi i Balonit).
Amerikani Dan Brown, që njihet për librat e tij “The Da Vinci Code" (Kodi i Da Vincit), “Angels and Demons” (Engjëjt dhe Djajtë) dhe ‘The Lost Symbol” (Simboli i Humbur) doli i katërti, përderisa i pesti u radhit shkrimtari spanjoll Carlos Ruiz Zafon, autor i romaneve “The Angel’s Game” (Loja e Engjëllit) “The Shadow of the Wind” (Hija e Erës) dhe “Marina”.