E Diel, 1 Nëntor 2026

Pazari i Korçës, rikonstruksioni irriton tregtarët

Tregëtarët e pazarit te Korces po perballen me probleme serioze prej 6 muajsh. Shkak eshte bere zhvendosja e tyre nga pazari ne nje tjeter treg te improvizuar nga ana e Bashkisë.
 

Kjo ka ardhur pasi pazari historik i Korces, ne te cilin ushtrojne aktivitetin e tyre te perditshem me shume se 200 biznese, eshte duke iu nenshtruar nje investimi nga Keshilli i Evropes. Ne keto kushte tregetaret jane spostuar ne hyrje te qytetit, tek ish Uzina Mekanike, por pakenaqesite e tyre jane te shumta.
 

Tregtarët jane perpjekur te improvizojne disa tenda per te lehtesuar punen, ndersa presin te kthehen ne vendin e tyre te meparshem. Nga ana e Bashkise nuk jepen shpjegime kur do te ndodhe kjo, kurse projekti per restaurimin e pazarit historik pritet te mbyllet ne dhjetor te ketij viti.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›