Komuna Pult në Shkodër me infrastrukturë të shkatërruar
Rruga që të shpie në drejtim të Dukagjinit nga fshati Prekal i komunës Postrribë ne Shkoder është shumë e vështrirë, e më të vështira bëhen rrugët e fshatrave që lidhen me aksin kryesor, ku mungon plotësisht mirëmbajtja.
Komuna Pult e Dukagjinit përfshin 7 fshatra Kir, Xhan, Plan, Pog, Mgullë, Gjuraj dhe Bruçaj, edhe pse 45 km larg qytetit të Shkodrës rrugët lidhëse të këtyre fshatrave me rrugën kryesore janë shumë të vështira, ku mungon investimi dhe mirëmbajtja e tyre.
Banorët e zonës, të cilët jetojnë ende në shpresë të përmirësimit të situatës e sigurojnë jetesen e tyre me anë të blektorisë dhe me anë të produkteve bujqësore, të cilat janë krejtësisisht biologjike.