Personat me aftësi të kufizuar, protestë para Kryeministrisë

Protestë para Kryeministrisë, për atë që ata e quajnë si padrejtësi që po i bëhët kësaj kategorie nga ana u Qeverisë. Ligji i miratuar pak kohë më parë nga parlamenti është cilësuar nga drejtues të shoqatave të përsonave me aftësi të kufizuar si tepër cënues ndaj shërbimeve, që deri pak kohë me pare kësaj shtrese i njiheshin me ligj. Sipas kreut të Shoqates Kombëtare, Sinan Tafaj, ky ligj është diskriminues dhe i çon personat me aftësi të kufizuar drejt rrënimit ekonomik dhe social.
Ndërsa Mybere Prizëreni nga Shoqata e Kombëtare e Paratetraplegjikeve i ka bërë një apel qeverisë që ta rishikojë edhe njëhërë ligjin,pasi ndryshimet e bëra janë ndëshkuese për këtë shtresë.
Protestës së zhvilluar para selisë së qeverisë i ishin bashkuar thuajse qytetarë nga të gjitha rrethet e vendit, ku kërkesa kryesore e tyre është që kjo shtresë të ketë vëmendjen e duhur.