E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuna Shalë, akuza dhe kundërakuza mes palëve për zgjedhjet

Akuzat dhe kundërakuzat për zgjedhjet në komunën Shalë vijojnë të jenë të pranishëm të qarkun e Shkodrës. Ka qenë përfaqësuesi i PS, ish kryetari i komunës Shalë, Prek Doçi i cili ka hedhur akuza ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe PD-së për manipulimin e zgjedhjeve të 31 korrikut në këtë komunë.
 

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe kreu i komunës Shalë, Dedë Tonaj i cili ka hedhur poshtë çdo akuzë për manipulimin e zgjedhjeve, por nga ana tjetër i ka kërkuar ndjesë banorëve, që ju drejtuan qëndrave të votimit më 31 korrik dhe nuk arritën të shprehnin vullnetin e tyre.
 

Komuna Shalë nuk arrin të zgjedhë përfaqësuesit e saj edhe pas dy raundeve të zgjedhjeve lokale ku që pas zgjedhjeve të 8 majit në këtë komunë ka pasur tensione në dy kampet e forcave politike.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›