Maria Sharapova, sportistja më e paguar

Maria Sharapova mund të mos ketë fituar ndonjë titull Grand Slam që nga viti 2008, por tenistja ruse mbetet e paprekshme si femra më e paguar në botë në sportet profesioniste.
Për të shtatin vit radhazi, Sharapova ka kryesuar listën vjetore të krijuar nga revista Forbes, pavarësisht se ka dështuar të fitojë titullin e tretë Grand Slam edhe pse arriti në finalen e Wimbledonit në korrik.
Fitimet e Sharapovas, shumica e tyre jashtë fushe, janë vlerësuar me 25 milionë dollarë, dy herë më shumë se rivalja e saj më e afërt, danezja Caroline Wozniacki, e cila aktualisht pozicionet më e mira e tenisit.
Sharapova është e renditur si tenistja e pestë më e mirë në botë, prapa Wozniacki, Kim Clijsters, Vera Zvonareva dhe Victoria Azarenka.
Ndërsa amerikania Danica Patrick është rreshtuar e treta me 12 milionë dollarë të fituar, ndërsa vendet e tjera janë pushtuar nga tenistet si Venus Williams, Belgian Clijsters dhe Serena Williams.
Top 10-shi i sportisteve më të paguara në botë:
1. Maria Sharapova 25 milionë dollarë (Rusi, tenis)
2. Caroline Wozniacki - 12.5 milionë dollarë (Danimarkë, tenis)
3. Danica Patrick - 12 milionë dollarë (SHBA, gara motorike)
4. Venus Williams - 11.5 milionë dollarë (SHBA, tenis)
5. Kim Clijsters - 11 milionë dollarë (Belgjikë, tenis)
6. Serena Williams - 10.5 milionë dollarë (SHBA, tenis)
7. Kim Yuna - 10 milionë dollarë (Kore Jugore, patinazh)
8. Li Na - 8 milionë dollarë (Kinë, tenis)
9. Ana Ivanovic - 6 milionë dollarë (Serbi, tenis)
10. Paula Creamer - 5.5 milionë dollarë (SHBA, golf)