E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna Shale procesi i votimit vijon normalisht

Sot po zhvillohen zgjedhjet në komunën e Shalës. Porcesi vijon normalisht në 5 qendrat e votimit ndërkohë që forcat e policisë po mbikqyrin mbarëvatjen e procesit .Votimi ka filluar në orën 8:15 dhe të pranishëm në qendrat e votimit janë deputetë të Partisë Demokratike dhe asaj socialiste.

Materialet zgjedhore janë marrë në dorrëzim nga komisionerët ditë e djeshme .Zgjedhjet në Komunën e Shalës nuk u zhvilluan me 31 korrik, kjo për arsye se nuk u hapen fare qëndrat e votimit në këtë komunë. Vendimi u mor nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pasi kaloi afati ligjor i parashikuar në kod për hapjen e qëndrave të votimit që është 6 orë pas nisjes së procesit zgjedhor.

Në Shalë aktualisht kemi të regjistruar rreth 2,820 zgjedhës. Ne gare perballe njerit –tjetrit kandidojne kryekomunari aktual Dede Tonaj i “Aleances per Qytetarin” dhe Bale Vuksani i “Aleances per te Ardhmen “.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›