E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizatoret e grevës së minatorëve përfundojnë në polici

10 prej organizatorëve të protestës së minatorëve dhe grevës së urisë janë shoqëruar sot në ambientet e policise. Dy nga të shoqëruarit janë Dilaver Përkoçi, kryetar i Sindikatës së Minatorëve dhe Luan Nika, kryetari i grevës së minatorëve në minierën e Bulqizës.

Ndalimi i tyre vjen një ditë para se drejtuesit e grevës të marrin vendimin për vazhdimin e saj. Pas 27 ditësh në greve urie, minatorët dolën nga ambientet e minierës duke i lënë dy ditë afat kompanisë koncensionare, ACR për të marrë një vendim.

Nëse nuk do të ketë marrëveshje deri ditën e nesërme, minatorët do të vijojnë grevën e urisë, këtë herë jo në ambientet e minierës por në sipërfaqe. Mbarimi i grevës u mundësua dhe nga ndërhyrja e forcave speciale dhe efektivëve të RENEA-së, të cilët ndërhynë pas dhënies së vendimit të gjykatës për nxjerrjen e tyre nga ambientet e minierës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›