Thaci rikonfirmohet kryetar i PDK-se rrefen per prishjen me LDK-ne
Per vetem tri ore Partia Demokratike e Kosoves ka mbajtur Kuvendin e Peste ne te cilin ka rikonfirmuar mandatin e strukturave drejtuese te deritashme. Me votim unanim Hashim Thaci eshte rizgjedhur kryetar i partise sikurse edhe Keshilli Drejtues dhe kryesia me emrat e njejte qe kane dale nga Kuvendi i mbajtur ne vitin 2005. Ne emer te komisionit kandidues Enver Hoxhaj ka propozuar Thacin per kryetar duke thene se ai eshte lideri me i madh i shqiptareve te Ballkanit perderisa ka shtuar se ai eshte konsideruar si Xhorxh Uashington Sharl de Gol Helmut Kol apo Ismail Qemajli.
Me te marre edhe nje mandat per drejtimin e partise kryeministri Hashim Thaci ka sqaruar para delegateve te PDK-se dhe opinionit arsyen per krizen institucionale ne vend dhe prishjen me koalicionin trevjecar Lidhjen Demokratike te Kosoves. Thaci ka thene se njeri shkak ka qene konstatimi i Gjykates Kushtetuese per shkeljen e Kushtetutes nga ana e ish-presidentit Fatmir Sejdiu dhe tjetri sie u shpreh ai largimi tinezar i LDK-se nga koalicioni duke lene bosh ministrite qe ka udhehequr per tri vjet. E di se opinioni mund te pyet se cka ndodhi keto dite dhe me plote te drejte pyet. Une kam obligim kushtetues dhe ligjor por edhe qytetar te jap shpjegimin tim. Nje shpjegim ky qe eshte shume i thjeshte. Gjykata Kushtetuese shpalli aktgjykimin per shkeljen e Kushtetutes nga ish- presidentit. Ketu ka qene momenti i rrethanes se re te partneritetit mes dy partive te medha. Dhe ne momentin qe u konfirmua shkelja e Kushtetutes nga une u kerkua qe te kem solidaritet refuzues ndaj Gjykates Kushtetuese. Une nuk mund te merrja ate qendrim nuk mund te merrja ate pozicion te kundershtoja nje vendim te Gjykates Kushtetuese prandaj ky ishte edhe momenti i largimit apo te marrjes se drejtimeve te ndryshme ne mes te shkelesit te kushtetutes se Kosoves dhe vullnetit e zotimit dhe parimit te respektimit te kushtetutes dhe ligjeve te Kosoves eshte shprehur Thaci. Ai ka theksuar se pas largimit te LDK-se PDK-ja bashke me partneret nderkombetare i ka ruajtur institucionet e Kosoves perderisa ka shtuar se qytetari i Kosoves nuk i ka votuar dhe nuk do ti votoje ata qe i lane bosh institucionet e Kosoves. Nderkohe Thaci ka shprehur falenderimet per delegatet qe i kane besuar ne menyre unanime drejtimin e partise edhe per nje mandat duke siguruar se PDK-ja do te dale fituese e zgjedhjeve te ardhshme sikurse edhe ne zgjedhjet parlamentare 2007 dhe ato lokale ne vitin e kaluar. Une sot kam marre edhe nje pergjegjesi shtese qe do ta kryej me nder dinjitet dhe integritet nje pergjegjesi qe do ta kryej plotesisht ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves. Eumlshte momenti ta forcojme institucionalizimin e filozofise politike te PDK-se dhe partnereve tane. Ne jemi ne rruge te mire per te shenuar fitore te re fitore te thelle fitore qe buron prej vullnetit te qytetareve te vendit. Ne kemi bere shume ne keto vite por jam i bindur se te bashkuar ne do te bejme edhe me teper sepse edhe dime edhe e kemi vizionin me te qarte vizion ky i munguar me heret per Republiken e Kosoves ka thene Thaci. Nderkohe gjate punes se Kongresit eshte miratuar edhe raporti i punes ndermjet dy kongreseve te PDK-se te cilin e ka paraqitur nenkryetari i partise Fatmir Limaj. Ai ka permendur kontributin kryesor te PDK-se dhe liderit te saj Hashim Thaci per berjen e Kosoves shtet te pavarur dhe sovran si dhe per ngritjen e institucioneve shteterore te Kosoves. Ai ka renditur sukseset e PDK-se ne qeverisjen trevjecare si ne nivelin qendror ashtu edhe ne ate lokal duke thene se keto suksese jane rezultat i nje uniteti te fuqishem te PDK-se.
Po ashtu delegatet ne menyre unanime kane miratuar edhe nje deklarate politike permes se ciles shprehet perkushtimi i PDK-se si partia me e madhe ne vend per bashkepunim me te gjitha partite politike ne Kosoves ne te mire te qytetareve te vendit. PDK beson qe ne zgjedhjet e radhes qe do te jene plotesisht demokratike e transparente dhe te monitoruara nga vezhgues vendore e nderkombetare qe do ta fitoje prape besimin e shumices se qytetareve te vendit. PDK do te bashkepunoje me te gjitha subjektet politike per te miren e vendit dhe te qytetareve tane ka thene sekretari i pergjithshem i PDK-se Jakup Krasniqi.
Menjehere pas perfundimit te Kongresit te partise edhe Keshilli Drejtues i rikonfirmuar nga ky kongres ka mbajtur mbledhjen e pare ne te cilen ka konfirmuar edhe mandatin e anetareve te deritashem te kryesise deri ne zgjedhjet e reja brenda partiake.
Express