E Diel, 1 Nëntor 2026

Komuna dhe bizneset e mëdha, borxhlinjtë më të mëdhenj të Lipjanit

Komuna e Lipjanit ka rritur borxhet në krahasim me vjet, ndërkohë që njëherësh është dhënë edhe njoftimi zyrtar se edhe bizneset kanë rritur borxhet ndaj Komunës.

Mirëpo, edhe pse Komuna nuk e ka gati një shifër të saktë të borxheve që ka krijuar, burime jozyrtare thonë se Komuna ka thelluar borxhet deri në rreth 400 mijë euro, shkruan koha.

E, nga ana tjetër, zyrtarë të ekonomisë, bëjnë të ditur se nga 1 mijë e 76 biznese sa janë aktive në këtë komunë, prej tyre, obligimet tatimore për 2012, i kanë kryer vetëm 36 për qind, ose 139 mijë euro, nga shuma totale sa ka qenë e paraparë prej 283 mijë eurosh./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›