Komuna e Gostivarit më transparente në Maqedoni

Komuna e Gostivarit është ndër komunat më transparente në Maqedoni, sipas studimit të realizuar nga Forumi Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentim.
Në konkurrencë të 84 njësive të vetëqeverisjes lokale në Maqedoni, komuna e Gostivarit është renditur në vendin e katërt, me 21 pikë të fituara nga 25 të mundshmet.
Si kritere jane marre reagimet dhe klikimet ne faqet web, pjesëmarrja në trajnimet e organizuara si dhe vlerësimi i qytetarëve të anketuar në të gjitha komunat e vendit.