E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli: AKR do të mbetet në opozitë

Vetëm pak kohë pasi kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se do ta formojë koalicionin me AKR-në, Listën Rugova, dhe minoritetet, vjen menjëherë edhe reagimi i kreut të AKR-së Behxhet Pacolli. Ai gjatë një interviste dhënë “Radio Dukagjinit”, ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje me PDK-në, dhe sipas tij ashtu siç po shkojnë punët, AKR do të mbetet në opozitë.
 

“S` ka marrëveshje. Oferta ka qenë jo serioze dhe neve nuk na intereson, dhe me sa duket ne do të mbesim në opozitë me partitë e tjera”, ka thënë Pacolli.

“Them se oferta ka qenë jo serioze, ajo ka përmbajtur disa ministri, Kryeparlamentarin dhe ato neve nuk na interesojnë, pasi nuk janë fushë e veprimit tonë. Ne jemi grup i profesionistëve dhe jemi të betuar të punojmë për shtetin e Kosovës. Me këtë hapësirë që është ofruar nuk e shohim veten aty", ka shtuar më tej Pacolli.
 

Me tej në intervistën dhënë “Radio Dukagjinit”, Pacolli deklaron se posti i presidentit mbetet kërkesa kryesore e tyre pasi AKR është në gjendje të marr përsipër këtë post dhe të kryej punën ashtu siç duhet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›