E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuna e Graçanicës, shkel ligjin për përdorimin e gjuhëve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut në Prishtinë reagoi ndaj shkeljes së ligjit për përdorimin e gjuhëve nga zyrtarët e Komunës së Graçanicës.
 

Ligji për përdorimin e gjuhëve garanton të drejtën dhe përdorimin e gjuhës në të gjitha fushat e komunikimit me qytetarë. KMDLNJ, me këtë rast konstaton se kjo është shkelje e hapur e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe ligjit për jodiskriminim.
 

KMDLNJ, konstaton se një diskriminim i tillë është i papranueshëm dhe me këtë i bënë thirrje Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Komisionit të Gjuhëve që të ndërmarr masa për ndërprerjen e kësaj dukurie diskriminuese. E drejta për përdorimin dhe respektimin e gjuhës është e drejtë e garantuar jo vetëm me akte vendore por edhe ndërkombëtare. KMDLNJ, lëshon thirrje për vëmendje që diskriminimi në përdorimin e gjuhëve të mos shndërrohet në dukuri institucionale.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›