Rama, fëmijët larg mosmarrëveshjeve, luftërave

Promovimi i kulturës së paqes në botë ka qenë synimi i aktivitetit “Tamburët e paqes”. I pranishëm në këtë aktivitet, kreu i Bashkisë së Tiranës Edi Rama e përcaktoi këtë event si një thirrje që drejtojnë fëmijët e kryeqytetit për një botë më pak të egër larg mosmarrëveshjeve dhe luftërave.
Ky aktivitet organizohet në Shqipëri për herë të dytë. Në datën 21 mars në shumë vende të botës zëri i fëmijëve dhe rrahja e daulleve bashkohen në mënyrë që të përhapet paqja dhe mirësia në botë. Të pranishëm në aktivitet ishin ambasadorja e Francës Mariz Davie dhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi.