Në korrik 1.6 milionë persona kanë hyrë dhe kanë dalë nga Kosova

Prishtinë, 12 gusht - Rreth 1.6 milionë persona kanë hyrë dhe kanë dalë nga Kosova, vetëm brenda muajit të kaluar. Policia tha se vetëm gjatë 48 orëve të fundit, janë regjistruar rreth 55 mijë hyrje – dalje të qytetarëve. Pikë kalimi kufitar më i frekuentuar mbetet Vërmica.
Muajt e verës kanë shtuar dukshëm fluksin e qytetarëve që hyjnë dhe dalin nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas statistikave të policisë, vetëm brenda 48 orëve të fundit në Kosovë kanë hyrë rreth 18 mijë automjete të rënda dhe të lehta, ndërsa nëpër vendkalimet kufitare janë regjistruar hyrje –daljet e rreth 55 mijë personave.
Për shkak të fluksit të madh, Policia e Kosovës gjatë sezonës së verës, ashtu siç ka vepruar edhe në vitet paraprake ka shtuar masat e sigurisë. Zëdhënësi Baki Kelani i tha Radio Kosovës se ka angazhime shtesë të zyrtarëve policorë nëpër vendkalimet kufitare.
Kelani bëri të ditur se, megjithë fluksin e madh, pritjet më të gjata në të gjitha pikat kufitare janë deri në 10 minuta. Ndërkohë, nga Aeroporti i Prishtinës bëhet e ditur se vetëm në 24 orëshin e fundit janë bërë 53 fluturime me mbi 6 mijë pasagjerë janë regjistruar në hyrje dhe dalje. Pikë kalimi kufitar më i frekuentuar vazhdon të mbetet ai i Vërmicës, ku vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë regjistruar mbi 32.000 persona në hyrje dhe dalje.