E Diel, 1 Nëntor 2026

Komunat po ndërtojnë banesa për familjet e dëshmorëve

Çështja e banimit për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së mbetet ende çështje për t’u zgjidhur. Megjithëse Qeveria nuk ka marrë obligim që çdo familje të dëshmorit t’i rregullojë çështjen banesore, disa komuna tani e kanë bërë një gjë të tillë. Kështu u shpreh për Radio Kosovën Ministri i FSK-së Agim Çeku, njëherësh edhe kryetar i Komisionit Qeveritar për vlerësimin e statusit të v eteranit, invalidit dhe dëshmorit të UCK-së.

Pa dyshim që dëshmorët e kombit, të cilët kanë dhënë jetën për lirinë e këtij vendi janë vlera më e madhe që ka Kosova dhe kombi ynë dhe është vepra më e madhe sublime që njerëzit kanë mundur ta bëjnë për Kosovën. Mirëpo, familjarët e tyre ballafaqohen çdo ditë me problemet e banimit, shkruan RTK.

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, tha se edhe pse Qeveria e vendit nuk ka marrë një obligim që çdo familje të dëshmorit t’i sigurojë çështjen e banimit, megjithatë, komunat e vendit janë duke e bërë një gjë të tillë.

“Si Qeveri, ne, nuk kemi marrë një obligim të tillë që çdo familje të dëshmorit t’i sigurojmë çështjen banesore, por, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe disa komuna kanë marrë një nismë të tillë. Ne i kemi inkurajuar si Qeveri që të gjejnë mundësi të ndërtojnë banesa për familjet e dëshmorëve. Në disa komuna ka rezultate të mira dhe kanë strehuar disa familje ose kanë projekte. Por, nuk është që këto familje janë harru”, tha Çeku për Radio Kosovën.

Ndryshe, vetëm në Komunën e Prishtinës, në Fushën e Pajtimit, është ndërtuar objekti banesor për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Përfaqësues të Shoqatës së Invalidëve në kryeqytet thonë se ndarja e banesave vetëm për 50 familje, nuk mjafton për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e invalidëve dhe familjarëve të dëshmorëve.
Ndërkaq, në komunën e Prishtinës janë mbi 60 familje të dëshmorëve./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›