Afër 60 për qind e banorëve të Sanxhakut flasin gjuhën boshnjake

Në gjashtë komuna të Sanxhakut jetojnë 238.787 banorë, nga të cilët 137.524 (57,6 për qind) flasin gjuhën boshnjake, ndërsa 95.481 ose 40 për qind e flasin gjuhën serbe.
Këto janë rezultatet nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, transmetojnë medie të Beogradit.
Rezultate tregojnë se në Sanxhak jetojnë 156.575 banorë (65.6 për qind) me fe islame dhe 76.590 (32 për qind) me fe ortodokse.
Në qytetin më të madh të këtij rajoni, Novi Pazar, jetojnë 100.410 banorë , nga të cilët 82.710 (82. 4 për qind) myslimanë dhe 16.051 (16 për qind) ortodoksë. Kur bëhet fjalë për gjuhën amtare, 74.501 persona (74,2 për qind) thonë ta flasin gjuhën boshnjake e 23.406 (23,3 për qind) gjuhën serbe.
Shumicën absolute në Tutin, i cili sipas regjistrimit ka 31.155 banorë, e bën popullata me përkatësi fetare islame, 29.220 (93,8 për qind) ndërsa edhe jetojnë 932 (3 për qind) ortodoksë.
Në Sjenicë jetojnë 20.906 (79,2 për qind) myslimanë dhe 5.184 (19,6 për qind) ortodoksë.
Në Prijepole jetojnë 37.059 banorë nga të cilët 19.299 (52,1 për qind) ortodoksë dhe 16.562 (44.7 për qind) myslimanë
Në Priboj, nga 27.133 banorë, 20.608 (75,9 për qind) janë deklaruar ortodoksë e 5.793 (21,3 për qind) myslimanë.
Në komunën më t vogël të Sanxhakut, Nova Varosh, jetojnë 16.638 banorë nga të cilët 14.516 (87,2 për qind), ortodoksë dhe 1.384 (8,3 për qind) myslimanë./Indeksonline/