E Diel, 1 Nëntor 2026

Në një mesazh urimi drejtuar kryeministrit Fatos Nano, zoti Bulent Ecevit, kryeministër i Turqisë shkruan: " I nderuar kryeministër, Duke Ju uruar përzëmërsisht në emrin tim dhe të p

Në një mesazh urimi drejtuar kryeministrit Fatos Nano, zoti Bulent Ecevit, kryeministër i Turqisë shkruan:

" I nderuar kryeministër,

Duke Ju uruar përzëmërsisht në emrin tim dhe të popullit turk për emërimin tuaj ne postin e kryeministrit, Ju uron njëkohësisht suksese në detyrën tuaj të re.
Turqia duke vlerësuar shumë marrëdhëniet me Shqipërinë, si një nga vendet e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, dëshiron t'i shpjerë më përpara këto marrëdhënie të mbështetura në vëllazërinë dhe miqësinë me rrënjë të thella në historinë e përbashkët.
Në këtë kuadër, jam i bindur se bashkëpunimi i ngushtë që ekziston në të gjitha fushat midis dy vendeve tona do të vazhdojë të zhvillohet edhe më tej gjatë mandatit të detyrës suaj.
Ju shpreh me respekt urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj personale dhe begatinë dhe mirëqënien e popullit vëlla shqiptar."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›