E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari Amerikan i Shtetit Colin L. Powell i dergon mesazh urimi kryeministrit Fatos Nano. Ne të shkruhet: "I nderuar zoti kryeministër, Më lejoni t'ju shpreh urimet më të ngrohta pë

Sekretari Amerikan i Shtetit Colin L. Powell i dergon mesazh urimi kryeministrit Fatos Nano. Ne të shkruhet:

"I nderuar zoti kryeministër,

Më lejoni t'ju shpreh urimet më të ngrohta për emërimin tuaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë. Unë jam i nderuar për mundësinë që më paraqitet për të bashkëpunuar ngushtë me ju mbi sfidat e përbashkëta me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria,përfshi luftën kundër terrorizmit dhe ecurinë e mëtejshme të paqes dhe prosperitetit në rajon dhe në mbarë botën. Unë shpreh besimin se partneriteti ynë i vazhdueshëm do të zgjerohet mbi bazat e lidhjeve të ngushta që ekzistojnë tashmë mes dy vendeve tona."- shprehet ne mesazhin e tij z. Powell.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›