Komunikimi si thelb i integrimit
Shumëkush mund ta dijë historinë me origjinë gjermane të Rumpelstiltskinit, që më erdhi në mend një nga këto ditë dhe jo më kot. Ajo vjen në shumë versione, por baza e saj është shkurtimisht sa vijon: Na ishte njëherë një mullixhi i varfër, i cili kishte një vajzë të bukur. Ndodhi që një ditë ai takon një mbret dhe për t’i tërhequr vëmendjen i tha se vajza e tij kishte aftësinë ta kthente kashtën në ar. Kurioz sa s’ka më, mbreti kërkoi ta shikonte këtë gjë me sytë e tij. Vajza erdhi në pallatin mbretëror, ku u vu para provës. Po ku dinte të bënte gjë e varfra? Në dënesë e sipër, krejt papritur hapet një derë dhe prej andej del Rumpelstiltskini, një burrë i vogël çudibërës, i cili e ktheu të gjithë kashtën në ar brenda natës. Në mëngjes, mbreti u çudit dhe u kënaq njëkohësisht.
Sot, Rumpelstiltskin e shikoj kaq të nevojshëm për Shqipërinë. Nëse ne do t’i kërkonim diçka këtij ‘çudibërësi’,- pse jo edhe të na kthente të gjithë kashtën në ar, - të paktën të na falte magjinë e komunikimit me njëri-tjetrin dhe të na lehtësonte inatet. Sepse komunikimi njerëzor duket se do të jetë kryefjala e 2012-tës për ne shqiptarët, që pashmangshmërisht do të na sjellë edhe komunikimin institucional. Jo vetëm për të realizuar 12 prioritetet e caktuara nga BE-ja, por në radhë të parë për mirëqenien e tyre, shqiptarët duhet të fillojnë të ndryshojnë mënyrën e komunikimit. Më shumë respekt për njëri-tjetrin, për familjen, për idetë e kundërshtarit politik e mbi të gjitha për diellin tonë, që duket se çuditërisht ngroh më shumë se çdo diell tjetër, si në verë ashtu edhe në dimër, por se shpesh e marrim për të mirëqenë.
Akoma më shumë rrugë na duhen këtë vit të ri. Një qytet, një shtet që ka shumë rrugë, ka më shumë komunikim në hapësirë dhe rrjedhimisht më shumë kontakte midis njerëzve. Janë pikërisht rrugët e pafundme, që të mbushin me shpresë dhe me kërshëri për atë që quhet destinacioni final.
Këtë vit na duhet komunikim edhe në rastet kur nuk arrijmë të gjejmë gjuhën e përbashkët. Por të paktën të bisedojmë, t’i japim dorën njëri-tjetrit, të përpiqemi të themi ‘le ta provojmë përsëri, mbase gjejmë një rrugëzgjidhje.’ Ditë e re, fat i ri, siç thonë të moçmit.
Këtë vit duhet ta fillojmë aty ku e lamë në fund të 2011-tës. Hapa të mirë u morën me konsensusin e të dyja partive. Ajo që është prioritare në 2012-tën është që politikanët tanë nevojiten të bëjnë radhitjen e duhur të detyrave dhe prioriteteve, në mënyrë që të mos kemi më ngërçe politike, të cilat tek ne fatkeqësisht marrin shumë kohë për t’u hequr qafe. Integrimi Europian duhet të jetë në krye të listës së këtyre prioriteteve, siç është theksuar shpesh edhe nga Ambasadori i BE-së në Tiranë, Z. Ettore Sequi, sipas së cilit ‘Integrimi europian duhet të jetë objektiv kombëtar.’ Por në asnjë mënyrë kjo listë nuk duhet të kryesohet nga lufta politike për pushtet, ndërsa integrimi europian të kalojë në vend të dytë apo të tretë. Kjo do të ishte e patolerueshme. Në pjesën më të madhe të vitit të kaluar, integrimi u përdor shumë padrejtësisht nga politikanët tanë, si një objekt për të forcuar pozitat e tyre. Vetëm nga fundi i 2011-tës, gjërat filluan të ndryshojnë. Komunikimi, i cili “kishte humbur rrugën”, u gjet në tryezën e dy partive kryesore politike në vend, vetëm në sajë të ndikimit të Bashkimit Europian dhe aktualisht po shikon se si do të ndihet në këtë mjedis.
“Problemi më i madh me komunikimin është iluzioni që ne komunikuam.”, – thotë dramaturgu irlandez, George Bernard Shaw.
Mbi të gjitha, 2012-ta është viti i 100-vjetorit të pavarësisë së vendit. Nëse ashtu siç është premtuar nga partitë politike, reformat integruese do të ecin përpara, ne, shqiptarët, zor se do ta harrojmë 2012-tën, vitin kur integrimi europian mori hovin e tij të vërtetë.
Le të shpresojmë se sahati erdhi edhe për ne shqiptarët.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)