E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera: Ulja e varfërisë, prioritetet i ministrisë së Punës në 2012

TIRANË- Politikat e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në vitin 2011 dhe gjatë vitit 2012 do të fokusohen në uljen e varfërisë dhe rritjen e punësimit.

Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, prezantoi sot gjatë një konference shtypi, objektivat e Ministrisë që ai drejton për vitin 2012. . Ndryshimet në ligjin për ndihmën ekonomike shpjegoi Ksera garanton përfshirjen në skemë të cdo familjeje që jeton në varfëri.

“Synojmë arritjen e objektivit madhor të Qeverisë që deri në 2013 të ulet ndjeshëm varfëria absolute dhe të zhduket varfëria ekstreme. Këtij qëllimi i shërben edhe krijimi i Shoqërisë "Nxitja e Biznesit Social”, përmes së cilës do të sigurohen mikrokredi për individë në nevojë, dhe hartimi i ligjit të ri "Për ndërmarrjet sociale".,- sqaroi Ksera.

Një tjetër drejtim në të cilën do të fokusohet Ministria e Punë gjatë këtij viti është dhuna në marrëdhëniet familjare. Ministri Ksera, tha se në tashmë funksionon Qendra kombëtare e Pritjes së Viktimave të Dhunës në Marrëdhëniet Familjare, e cila ofron shërbime rehabilituese për viktima. Të drejtat e fëmijëve, po ashtu janë një pikë tjetër e rëndësishëme, mbi të cilën do të fokusohet puna e miniastrisë së Punës..
“Për herë të parë legjislacioni parashikon ndëshkime për shkeljen e të drejtave të fëmijëve, përfshirë edhe shfrytëzimin e fëmijëve për lypje apo punë",- theksoi Ksera.

Duke folur për masat e marra në luftë kundër antidiskriminimit, ministri Ksera tha se "Komuniteti Rom dhe egjiptian përfiton nga skemat e mbështetjes me të ardhura dhe shërbime pa dallim nga grupet e tjera sociale. Këto komunitete janë përfshirë në programe të veçanta mbështetjeje për arsimim".
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›