E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh aleatët në selinë e PS, mungon Dule

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, thirri sot në një takim aleatët e majtë për të diskutuar mbi situatën politike në vend, si dhe për qëndrimin politik të opozitës në vazhdim. Takimi, i cili është i pari për vitin 2012, po zhvillohet në amientet e selisë rozë.

Në takim marrin pjesë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, kryetari i PSV '91, Petro Koçi, kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, sekretari i koalicionit, Ndre Legisi si dhe politikani Preç Zogaj.

Në takim bëhet e ditur se mungon kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›