E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, tenton të vrasë shokun me armë zjarri

ELBASAN- Një person ka tentuar të vrasë një tjetër me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mesditen e sotme në afërsi të ish kombinatit të metalurgjikut në Elbasan.

Sipas policisë, autori, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore, ka gjuajtur disa herë me armë zjarri në drejtim të një personi tjeter, por fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk e ka prekur.

Menjëherë pas ngjarjes policia është vënë në ndjekje të autorit. Dëshmitarë të ngjarjes kanë bërë të ditur se të dy personat ishin duke ecur bashkë dhe me pas duket se ka ardhur konflikti mes tyre.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›