E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunistët dhe të përndjekurit, në harmoni brenda PS

Lajmi se Edi Rama ka mbledhur në një koalicion komunistë dhe ish-të përndjekur ka dalë dhe pas çudisë që e shoqëroi tashmë është bërë shumë e pranueshme. 

Por, që të dyja palët të shkonin kaq mirë, kjo na ka habitur në festimet e fundit, për 22 vjetorin e PS-së, organizuar në Hotel Sheraton. Pamë të ishin bashkë, kreu i Partisë Ligj e Drejtësi, Spartak Ngjela, kreu i Partisë së Punës së Reformuar, Marko Dajti dhe kreu i partisë Rruga e Lirisë, ose thënë ndryshe partia e të përndjekurve, Kurt Kola. 

Biseda mes tyre ka shkuar vaj dhe asnjë ndarje të thellë mes tyre. Në fakt edhe komunistët kanë reformuar veten, duke kërkuar një lloj ndjese ndaj shtresës së të përndjekurve.
(e.m/summer pages/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›