Komunistet e rinj
Dritan Laci
Ne pamje te pare nuk ta mbushin syrin fort. Pelqejne te vishen thjesht, jane te qeshur si edhe solidarizohen shpejt ne grup. Kjo eshte pershtypja e pare qe te japin, pasi nese do te guxosh t'i ngacmosh sadopak, nje dritherime do te te pershkoje trupin ne te qindtat e sekondes. Gjuha e tyre eshte e ashper. Ata nuk jane si te rinjte e tjere. Ne koken e tyre bluan nje rend i ri shoqeror, objektivi final i te cilit eshte nje dhe i vetem: fitorja e revolucionit proletar dhe rrezimi perfundimtar i kapitalizmit. Ata quhen Rinia Komuniste Shqiptare "Qemal Stafa", shoke dhe shoqe te reja, mbeshtetes te flakte te idealeve marksiste-leniniste, pasardhes te denje te Pioniereve te Enverit. Te thjeshte ne dukje, ata jane gjaku i ri i partise dhe shpresa e vetme per te kthyer edhe njehere pushtetin ne dore te fuqise punetore. Te bindur verberisht mbi fitoren perfundimtare te masave popullore, te rinjte komuniste gjenden sot kudo ku ka nevoje partia. Detyra e tyre eshte propagandimi i ideve komuniste ne popullaten e gjere, kryesisht ne shtresat e varfra te shoqerise. Kudo ku gjendet simbolika e draprit dhe cekanit, fshihet dora e te rinjve komuniste. Puna e tyre eshte gjitheperfshirese: organizojne aktive te fshehta, shperndajne trakte, shkruajne mbishkrime ne mure, si edhe bisedojne mbi idete komuniste me njerezit e thjeshte. Rinia Komuniste ruan ende origjinalitetin e saj ne veprime. Boshti ideologjik vazhdon te mbetet i njejti, ashtu si nuk ka ndryshuar zhargoni i ashper politik dhe lista e gjate e armiqve qe duhen te mposhtur. Kryetare e Rinise Komuniste "Qemal Stafa" eshte shoqja Etleva Sako. Komiteti Qendror i Partise i ka besuar prej kater vitesh vajzes nga Kruja organizimin e Rinise Komuniste dhe detyren per ta shpene edhe me lart frymen revolucionare. Ne pamundesi per ta kontaktuar personalisht, gazeta "Korrieri" ka biseduar me sekretarin Politik te Rinise Komuniste, shokun Qemal Sicollari. Ai thote se Rinia Komuniste eshte shkolla ku pergatitet elita drejtuese e PKSH-se. Kjo rini, sipas shokut Qemal, numeron rreth 2 mije anetare, qe me se shumti vijne nga radhet e studenteve dhe gjimnazisteve. Pjesa me e madhe e te rinjve jane shoke, por nuk mungon puna per terheqjen ne gjirin e Rinise Komuniste "Qemal Stafa" edhe te shoqeve.
"Deshira e Partise Komuniste do te ishte qe radhet e saj te mbusheshin me te rinj te ardhur nga klasat punetore. Por meqenese pjesa me e madhe e krahut punetor ndodhet ne emigracion, jemi detyruar te mbeshtetemi tek nxenesit e shkollave". E formuar rishtazi ne vitin 1992, sot aktivet e Rinise Komuniste Shqiptare "Qemal Stafa" jane te organizuara ne te gjithe rrethet e vendit. Zonat me te forta ku kjo rini gezon mbeshtetjen me te madhe, me ndonje perjashtim te rralle, jane bastionet e njohura per mbeshtetjen tradicionale qe i kane dhene Partise Komuniste Shqiptare. Sekretari Politik i Rinise Komuniste, shoku Qemal Sicollari, thote se forca e organizates qendron ne qytetet e vogla si Mallakastra, Librazhdi e Kurbini. Por sipas shokut Qemal, te rinjte komuniste kane baza te qendrueshme edhe ne qytete te medha si Shkodra dhe Tirana. Po keshtu, Rinia Komuniste "Qemal Stafa" mban lidhje te forta me organizatat homologe revolucionare ne bote. Lidhjet me te forta ajo i ka me sekretariatet rinore te vendeve fqinje, si Greqia dhe Italia, nderkohe qe mbeshtet fuqishem, packa se nuk ka lidhje me ideologjine e tyre, levizjen "Vetevendosja" te udhehequr nga Albin Kurti ne Kosove. Sigurisht qe te rinjte komuniste qe do te kishin deshire te mbanin lidhje edhe me rinine komuniste te Kubes, por heperhe mundesite financiare jane shume te pakta.
"Ata jane boshti ne te cilin mbeshtetet forca e Partise Komuniste Shqiptare. Te rinjte komuniste kane detyra te qarta. Ata organizojne aktive, hedhin trakte, bisedojne me masat, si edhe marrin pjese ne festat e organizuara per nder te krijimit te batalioneve partizane". Platforma e punes se Rinise Komuniste eshte e hartuar nga Komiteti Qendror, byroja me e larte drejtuese e partise. Simboli qe u jep force te rinjve komuniste per te cuar sa me perpara luften drejt fitores perfundimtare, eshte figura e Qemal Stafes. Ai eshte per ta dielli qe ndricon idealet komuniste, i barasvlershem me portretet e Che Guevares dhe Gjergj Dimitrovit. Jo me kot portreti i Qemal Stafes eshte sot simbol i flamurit qe udheheq Rinine Komuniste Shqiptare. "Kjo eshte nje nga arsyet se pse ne kundershtojme pervetesimin e figures se Qemal Stafes nga Partia Socialiste. Ai ishte krahu i djathte i Enver Hoxhes dhe numri dy i themelimit te PKSH-se. Partia Socialiste e ka braktisur programin politik te Qemal Stafes, prandaj nuk ka te drejte te perdore figuren e tij". Keshtu shprehet shoku Qemal Sicollari, lidhur mbi kete ceshtje, ndersa po vete shton se do te ishte e kote te hidhnin ne gjyq Partine Socialiste, pasi sipas tij tashme "forcen e kane kapitalistet". Po keshtu, Rinia Komuniste "Qemal Stafa" kundershton fort edhe perdorimin e simbolikave te saj nga Levizja "Mjaft". Muajin e fundit, kjo levizje, ne aksionin e saj me te fundit te quajtur "Saligrad", ka perdorur si simbolika goditese draprin dhe cekanin proletar, ekskluzivitete te padiskutueshme te komunisteve. "Une e kuptoj qe ne kete rast "Mjaft" ka goditur figuren e kryetarit te qeverise. Po ama, ne nuk mund te lejojme kurrsesi qe, per te bere nje gje te tille, te perdoren simbolet tona. Me ligj perdorimi i tyre eshte e drejte vetem e Partise Komuniste". Sekretari i Rinise Komuniste i kujton me tej "Mjaft", se duhet te mendohet mire kur te marre iniciativa te tilla, aq me shume kur simboliken e portretit te Sali Berishes, qe ne kete rast personifikon te keqen, e krahason me liderin e tyre, legjendarin Enver Hoxha.