U ngacmonte motren, u drejton edhe armen
FIER - U ngacmonte motren, ndaj vellezerit menduan ta sqaronin ceshtjen me "te mire", por pretendenti i motres se tyre shtiu me arme dy here ne drejtim te tyre. Ngjarja ndodhi mbremjen e se shtunes, rreth ores 19:30, ne fshatin Peshtan te Fierit, kur nje debat banal desh la te vdekur ne vend dy vellezerit Hilaj, motra e te cileve u ishte ankuar se e ngacmonte nje djale. Glen Hazizaj, 31 vjec, ne bashkepunim me Armand Ceken, u takuan ne afersi te vendit te quajtur "Meto Hasimi" me dy vellezerit, Arion dhe Shpetim Hilaj, perkatesisht 32 dhe 33 vjec, por debati qe lindi mes tyre degjeneroi ne konfrontim fizik. Ne te vertete, sherrin e nisi fillimisht Ceka, i cili kanosi me pistolete tip "Zastava" Shpetimin, kurse Hazizaj shtiu dy here ne ajer, pikerisht prane lokalit ku ata e kishin lene per t'u takuar. Debati mes tyre lind qe mesditen e se shtunes, kur ata ishin takuar e nuk ishin marre vesh, ndaj kishin lene nje tjeter takim sqarues ne oren 19.00, ne njerin prej lokaleve te fshatit, ku Hazizaj do te priste vellezerit Hilaj. Sipas burimeve policore, mesohet se pasi shtiu ne ajer, 31-vjecari tentoi te qellonte ne drejtim te dy vellezerve, por ai u konfrontua fizikisht me Shpetim Hilajn, i cili i kapi doren duke i drejtuar pistoleten ne ajer. Sipas po te njejtave burime, mesohet se autori u largua menjehere nga vendi i ngjarjes, per t'u arrestuar nga forcat e rendit ne mesnate ne banesen e tij, nderkohe qe bashkepunetori i tij u shpall ne kerkim. Policia pas keqyrjes ne vendin e ngjarjes, mundi te sekuestroje ne cilesine e proves materiale armen e krimit, pistolete "Zastava" me nje kreher me tre fisheke dhe dy gezhoja, pistolete model "56" e kalibrit 7,62 mm. Mbi te tashme rendojne akuzat e tentatives per vrasje dhe armembajtje pa leje. Materialet i kaluar per hetim te metejshme prokurorise se rrethit. R. Saraci