E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria mbyll ceshtjen "Romeo e Xhulieta"

ELBASAN - Mbyllet ceshtja penale ne ngarkim te Dritan Tefikut, te riut qe ekzekutoi te dashuren dhe veten ne emer te dashurise. Ngjarja ndodhi me 20 nentor ne auditorin e shkolles se larte "Medicom" ne Elbasan. 27-vjecari Tefiku, me banim ne lagjen "Brigada 17 Sulmuese", u fut ne ambientet e shkolles dhe me pistoleten qe mbante ne duar, vrau te dashuren, Gentiana Kllogjrin, e me pas edhe veten. Historia qe shokoi studentet dhe opinionin, nuk la pa akuza edhe familjet perkatese. Madje u desh nderhyrja e policise, qe gjerat te qetesoheshin, nderkohe qe Prokuroria e Elbasanit nisi menjehere hetimet pas ngjarjes. Per te sqaruar rrethanat e vrasjes, organi i akuzes kerkoi ekspertim shkencor ne Tirane, i cili doli ne konkluzionin se autor i vrasjes eshte Dritani. Nisur nga ky fakt, pra nga vetevrasja e autorit, prokuroria vendosi te pushoje ceshtjen. Madje, burime nga organi i akuzes u shprehen se mbyllja e dosjes u jep fund edhe polemikave mes dy familjeve. M. Kasemaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›