Komunistët kujtojnë 11 janarin, shpalljen e republikës
Antarë fanatikë të Partisë Komuniste të Shqipërisë ka përkujtuar 66 vjetorin e shpalljes së Shqipërisë republikë popullore. Duke e konsideruar këtë datë si një ngjarje të shënuar në historinë e vendit tonë, mos njohjen e kësaj dite nga ana e pushteti aktual, antarët e saj e konsideruan si turp dhe hipokrizi.
Plot 66 vjet më parë, më 11 janar të vitit 1946, qeveria komuniste me anë të një asambleje kushtetuese të përbërë nga 82 deputetë, të dalë nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, shpalli Shqipërinë Republikë popullore. Emërtimi republika popullore e Shqipërisë u ruajt deri më 28 dhjetor të 1976 kur u miratua kushtetuta e re dhe emërtimi u vendos të ishte republika popullore socialiste e Shqipërisë.