Lushnjë, ishte dënuar për drogë, arrestohet

Policia e Lushnjës ka bërë të mundur arrestimi e një shtetasi të dënuar për drogë. Haxhi Hasani, 19 vjeç, banues në Lushnjë është vënë nën pranga pasi akuzohet për kultivim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
I ndaluari Hasani ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Lushnjës me 2 vjet burg, në prill të vitit 2011.
Ndërkohë materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale "Kultivim lëndësh narkotike" dhe "Shpërndarje e lëndëve narkotike”.