Ekstradohet nga Italia i kërkuari për plagosjen e një personi

Një 27-vjeçar, i kërkuar për plagosje me armë është ekstraduar sot nga Italia drejt vendit tonë. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana thekson se është ekstraduar nga Roma i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Besmir Toma 27 vjeç, lindur në Lezhë.
Besmir Toma akuzohet se më datë 24.12.2009, rreth orës 03.00, në ambientet e një lokali në qytetin e Lezhës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit R.N. duke e plagosur rëndë atë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg", për kryerjen e veprave penale të "Plagosjes së rëndë me dashje" si dhe "Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak".
Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.