E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komuniteti LGBT: Paradë në Tiranë në 2013-ën

Ambasada PINK/LGBT ka paralajmëruar zhvillimin e paradës së parë në Shqipëri vitin e ardhshëm. Sipas këtij komuniteti Parada e Tiranës 2013 do të përbëjë një risi në jetën sociale dhe politike të Tiranës.

Komuniteti LGBT thekson se për herë të parë në historinë e vendit tonë, ky komunitet, familjet dhe mbështetësit e tyre, shoqëria civile me mbështetjen edhe të institucioneve publike, organizatat LGBT nga Ballkani dhe Europa, do të marshojnë përgjatë Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" duke mbajtur flamurin LGBT për të kërkuar respekt, barazi dhe dinjitet për të drejtat e një ndër komuniteteve më të përndjekura në Shqipëri.
 

Sipas LGBT, Parada e Tiranës 2013 do të përbëjë edhe një sfidë për mentalitetin e vjetër, i cili paragjykon, diskriminon, dhunon, përjashton apo kërkon lënien në harresë të përsonave me orientim seksual dhe identitet të ndryshëm nga ai i shumicës së popullësisë, për shkak sepse ata shfaqin orientimin e tyre seksual haptazi në publik.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›