Lotaria, Braçe: Berisha, po fal 100 mln euro
TIRANE-Akuzat për korrupsion lidhur me tenderin për Lotarinë Kombëtare u zhvendosën dje në Parlament, me të majtët që përsëri nënvizuan se Qeveria po shet për 3.5 milionë euro një të drejtë publike që kushton së paku 100 milionë euro. Deputeti socialist Erion Braçe bëri me dije si opozita i ka kërkuar Qeverisë shpjegime mbi faktin se po hiqet dorë nga një pasuri publike për t'ia kaluar një privati, "në ndryshim nga treçereku i shteteve evropiane, që këtë të drejtë vazhdojnë ta mbajnë publike".
Si ka mundësi që Qeveria pasi hoqi dorë nga kjo e drejtë, merr përsipër ta shesë këtë të drejtë që i takon publikut ta shesë për vetëm 3.5 milionë euro, pyeti më tej Braçe. Deputeti socialist e ftoi Parlamentin që të bënte verifikimet e duhura, të cilat të çojnë pashmangshmërisht në përfundimin se kjo licencë vlen të paktën 100 milionë euro. "Mund të bëni verifikimet tuaja. Duhet ti bëjë edhe parlamenti shqiptar ato verifikime. Duhet bërë e ditur që kjo e drejtë e tregtuar kushton 100 milionë euro", tha Braçe.
Deputeti i majtë ia drejtoi më pas gjatë fjalës akuzat në mënyrë të drejtpërdrejtë Kryeministrit Sali Berisha. "Pyetja shkon për Sali Berishën. Ka pyetur kështu si unë dhjetëra herë në sallën e Parlamentit, sot duhet të kthejë përgjigje: Kujt po ia fal 100 milionë euro?", tha Erjon Braçe. "Ku e gjen të drejtën kjo Qeveri, që ka shkurtuar të gjitha përfitimet sociale të paraplegjikëve, të të verbërve, të tetraplegjikëve dhe të kategorive të ndryshme sociale në këtë vend, që të falë 100 milionë euro që i merren qytetarëve shqiptarë dhe që Qeveria po i dorovit këto para", akuzoi deputeti i majtë.
Kundërakuzat
Në mbrojtje të procedurave për përzgjedhjen e operatorit të Lotarisë Kombëtare foli deputeti i djathtë Florian Mima,i cili replikoi me Braçen duke thënë se gatishmëria e opozitës për të hedhur baltë mbi një proces tejet të rregullt, vjen si pasojë e skualifikimit të kompanive pranë kësaj force politike.
Sipas tij, buxheti i shtetit është përfituesi kryesor i këtij aktiviteti. Sipas zotit Mima nuk bëhet fjalë për asnjë konflikt interesi me konsulentin që përcaktoi kriteret, pasi ai nuk ka pasur asnjë kontakt direkt me Ministrinë e Financave. Lidhja me këtë konsulent prestigjioz, sipas Mimës, u bë përmes sekretares së Përgjithshme të Shoqatës së Lotarive Shtetërore Europiane. "Operatori që do të licencohet për Lotarinë Kombëtare do të paguajë Tatim-Fitimin në masën 10 për qind, taksat lokale, TVSH-në 20 për qind për çdo shitje ose furnizim bilete 10 për qind të çdo dividenti që do të tërheqë, 10 për qind tatim të mbajtur në burim dhe në shtesë të saj do të paguajë 10 për qind të xhiros bruto si detyrim ndaj buxhetit dhe publikut. Po t'i shtohet edhe 50 për qind do t'i kthehet buxhetit të shtetit dhe publikut. Arka e të gjithë shqiptarëve do të përfitojë 90 për qind dhe jo operatori privat", tha Mima.
(d.b/BalkanW