Matura, viti shkollor 2012-2013 gjuha e huaj provim i detyruar
TIRANE - Duke filluar që prej vitit shkollor 2012 - 2013 maturantët e të gjithë vendit do të japin si provim të detyruar edhe gjuhën e huaj. Kështu ka deklaruar drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Fatmir Vejsiu.
Ai ka sqaruar se fillimisht maturantët do të japin gjuhën e huaj, të cilën studiojnë gjatë pesë viteve të fundit, ndërkohë që në një të ardhme do të shkohet drejt dhënies me detyrim të gjuhës angleze. Aktualisht maturantët japin vetëm dy provime të detyrueshme që janë Gjuha Shqipe e Letërsia dhe Matematika.
Ndërkohë që, krahas tyre, ata iu nënshtrohen edhe provimeve me zgjedhje. Për herë të parë këtë vit maturantët kishin të drejtën të zgjidhnin nga dy lëndë, ndërsa numri maksimal i provimeve me zgjedhje ishte 3. Sipas specialistëve të Agjencisë Kombëtare të Provimeve lënda më e preferuar e maturantëve ka qenë gjuha angleze, ndërsa pas saj renditen lëndët shoqërore e sidomos historia.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)