E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti me fqinjët, ekzekutohen 2 vëllezër, plagosen 2 të tjerë

PUKE – Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Pukës. Dy vëllezër janë ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa dy persona të tjerë të së njëjtës familje janë plagosur rëndë në fshatin Mardhnac të komunës Qelëz.

Burime nga policia e Pukës bëjnë të ditur se viktimat janë dy vëllezërit Hil Markaj, 58 vjeç dhe Paulin Markaj, 45 vjeç, ndërsa e plagosur ka mbetur Tone Markaj, bashkëshortja e Paulinit dhe një tjetër pjesëtar i familjes Markaj.

Ngjarja e rëndë është shënuar orët e para të mëngjesit, pas një konflikti me fqinjët e tyre, të cilët dyshohen si autorë të krimit.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Bardhok Përmakaj dhe është vënë në ndjekje të disa personave të tjerë të fisit Përmakaj, që dyshohen si autorë të ngjarjes.

Po sipas të njëjtave burime, mësohet se gjendja shëndetësore e të plagosurës Tone Markaj, është tepër e rëndë, ndaj edhe kërkohet ndërhyrja nga ajri për ta transportuar atë drejt Tiranës.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie të ndodhur në familjen Markaj.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Fier, ekzekutohet për nder babai i dy fëmijëve

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›