Policia bashkiake aksion per lirimin e hapesirave publike nga parkimet e makinave

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike nga parkimet e makinave
Përgjegjës i Ligjshmërisë Fiskale, Bashkim Koçi bëri me dije se deri në fund të muajit do të lirohen të gjitha hapësirat publike, kryesisht vend-parkimet.
Kanë vështirësuar kalimin e njerëzve dhe të automjeteve…
Objektet e vendosura nga pronarët e dyqaneve dhe lokaleve, u vune në shënjestër të Policisë Bashkiake.
Ndërhyrjet e policisë nuk kanë munguar, por duket se ato nuk kanë arritur të sigurojnë lirimin e qëndrueshëm të hapësirave publike.
Zënia e hapësirave publike është bërë prej kohësh shqetësim për qytetarët. Dhe kohët e fundit ky fenomen po shtrihet edhe në periferi të kryeqytetit.