E Diel, 1 Nëntor 2026

Nobelistja Leymah Gbowee, afrikania që drejtoi grevën ndaj seksit

NJU JORK-Një ndër 3 fitueset e Nobelit 2011 për Paqen është dhe 39 vjecarja, Leymah Gbowee nga Liberia. Përpjekjet e saj në mesin e përpjekjeve për t'i dhënë fund luftës civile së Liberi-së kanë qënë të mëdha, aq sa afrikania bëri bujë në vitin 2003 për shpalljen e një "greve ndaj seksit". Ajo u bëri thirrje grave që të mos bëjnë seks me burrat e tyre deri sa ata të detyrohen të bëjnë paqe.

Fituesja e cmimit Nobel Leymah Gbowee tha të premten se ishte “tronditur” nga nderimi që i është bërë dhe nuk priste të shpërblehej kaq shumë për përpjekjet që ka bërë për ti dhënë fund luftës në vendin e saj, Liberi dhe për të mbrojtur të drejtat e grave në Afrikë.
“Jam e mpirë, jam e tronditur”, tha Gbowee për reuters në një intervistë në Nju Jork, ku ajo po promovonte biografinë e saj me titullin “Të forta qofshin fuqitë tona”.
“Gjithcka që dëgjoj në veshët e mi janë falenderime për Zotin”, thekson ajo.

Ajo tha se kishte ardhur në Nju Jork me avion nga San Francisko kur i ra telefoni dhe i thanë që ke fituar Nobelin.
më pas ajo tha vetëm 2 fjalë tek pasagjerët që ishin ulur pranë saj. “Sapo fitova një Nobel”.

"Me apo pa cmimin Nobel, unë do të vazhdoja të bëja këtë që kam bërë deri tani dhe që vazhdoj e bëj ende. Kjo sepse unë jam simbol shprese në komunitetin e kontinentit tim, në një vend ku ka pak shpresë për të”, tha Gbowee, nene e 6 femijeve.

"Nëqoftesë je simbol shprese ti nuk pret të shperblehesh për këtë, por ti e bën këtë sepse ti duhet të veprosh kështu”.

Lëvizja e grave për Paqen e Gbowee nisi si përpjekje për ti dhënë fund luftës në vitin 2003. Gjithcka nisi në një treg peshku. Duke filluar me lutje dhe këngë, Gbowee u bëri thirrje grave, nënave, vajzave të liderëve të fraksioneve të luftës t’u mohonin seksin derisa ata të ulnin armët dhe të bënin paqe me njëri-tjetrin.

Çmimi Nobel për paqen për vitin 2011 u shkoi sot 3 grave, dy prej të cilave janë nga Liberia dhe tjetra nga Jemeni. Fituese të këtij çmimi janë Presidentja e Liberisë, Ellen Xhonson Sirlif, aktivistes Lejmah Gbmove nga Liberia dhe Tavakul Karman nga Jemeni.
''Tre fitueset morën çmimin për betejat e tyre jo të dhunshme për lirinë e grave dhe për të drejtat e tyre për pjesëmarrje në proceset e paqes'', tha presidenti i Komitetit Norvegjez të Nobelit, Thorbjoern Jagland.

(Pershtati d.bonollari/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›