Komuniteti mysliman takim për tolerancën fetare
Shumë personalitete të botës islame janë mbledhur në një takim ku kanë trajtur çështjen e e tolerancës fetare dhe bashkëpunimin ndërfetar. Selim Muça, kryetari i komitetit mysiliman, gjatë fjalës së tij solli si shembull konkret rastin e Andaluizës në Spanjë ku myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë realizuan një bashkjetesë pa konflikte me njëri-tjetrin. Ndërkohë që edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashnjve, Reshat Bardhi vlerësoi mirëkuptimin e bashkëjetesës midis njerëzve me fe të ndryshme në të shkuarën duke shprehur që shembuj të tillë duhet që të merren parasysh edhe për të ardhmen. Personalitete të rëndësishme morën pjesë në këtë takim, një ndër ta ishte edhe dekani i fakultetit teologjik shtetëror në Turqi, i cili gjithashtu sqaroi lidhjen e vlerave midis Islamit dhe perëndimit.