Moti,nga e diela ulen temperaturat
Rikthehet ditët e ftohta në vendin tonë. Duke nisur nga e dielë i gjithë territori vendit do të preket nga masa ajërore të lagështa, por të ftohta. Përveç rreshjeve të shiut të pranishme në të gjithë territorin, pritet të ketë edhe një zbritje prej 2-3 gradësh të temperaturave. Në lartësitë mbi 1000 metra rreshjet do të jenë në formën e dëborës.Moti i keq do të vijojë edhe në javën që do të pasojë. Paqendrueshmëria do të jetë jetë e pranishme në datën 9 , 10 e në vijim. Po ashtu, shërbimi Meterologjik i Ushtrisë njofton se temperaturat do të vijojnë të zbresin më tej.Për 24 orët e ardshme era pritet të forcohet, deri në 12 m/s. Po ashtu dallgëzimi në det të hapur do të jetë nga 4-5-6 ballë.