E Diel, 1 Nëntor 2026

Tensioni i lartë, shkaku kryesor i vdekshmërisë në Shqipëri

Tensioni i lartë ose hipertensioni arterial mbetet shkaku kryesor i vdekshmërisë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e zhvilluara të perëndimit. Edhe pse nuk flitet shumë për hipertesnionin e lartë kjo sëmundje pas viteve 2000 është vlerësuar nga mjekët si vrasësi kryesor. Sipas një studimi të realizuar nga mjekët , 22% e shqiptarëve vuajnë nga tensioni i lartë. Prevalenca rritet me kalimin e moshës pasi 40% e shqiptarëve që vuajnë janë mbi 45 vjeç.Hipertensioni shkakton një numër të madh sëmundjesh kardiake duke nisur nga ato koronare e deri në infarkte akute. Në botë çdo vit vdesin shtatë milionë njerëz.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›