E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne Serbi sfshihet dot me problemi i autonomise se Sanxhakut

19-09-2010 / Gazeta 55

Ekspertet nderkombetare kane nisur te interesohen per shkeljen e te drejtave te njeriut ne rajonin e Sanxhakut tani kur nje force politike qe po kerkon autonomine po i afrohet nje suksesi te rendesishem elektoral. Problematika behet me e veshtire pasi kontestimi shtrihet edhe ne disa zona te Malit te Zi

Mosmarreveshjet dhe konfliktet ne Sanxhak nuk jane vetem konflikte mes Laiqit dhe Uglaninit por po behen konflikt i nje pakice me shtetin. Faj ka edhe qeveria ne Beograd e cila ka refuzuar ta shohe realitetin ne sy.
Mes situates politike ne Kosove dhe gjendjes ne Sanxhak ka shume pak ngjashmeri mendojne ekspertet ne Beograd. Aleksandar Popov drejtor i Qendres per rajonalizim per Deutsche Wellen thote se eshte veshtire te krahasohen incidentet ne Kosove me ato ne Sanxhak. Kosova eshte nje problem i cili e ka preokupuar kete zone per nje shekull. Shqiptaret atje jane ne shumice absolute gje qe nuk eshte keshtu me boshnjaket ne Sanxhak. Sanxhaku eshte nje rajon nderkufitar dhe ketu marredhenjet kane qene stabile dhe te gjitha konfliktet jane zhvilluar mes besimtareve te nje feje sqaron Popov.
Ekspertet e kontaktuar nga Dojce Vele jane te nje mendimi edhe shteti ne mase te madhe eshte fajtor per incidentet e fundit ne Sanxhak. Ne vend qe te zgjidhe konfliktet te cilat kane ekzistuar mes te partive politike brenda nje konfesioni ne qeveri jane ngjitur te dy lideret politike edhe Sulejman Uglanin edhe Rasim Laiq ndersa shteti nuk eshte marre me kete ngaqe eshte bere fjale per nje konflikt ne mes te dy grupeve politike thote Popov. Shteti sipas tij ka bere dy gabime te pafalshme. Se pari qeveria nuk i ka dhene rendesi zhvillimit ekonomik te asaj zone e cila eshte zhytur ne krize. Me mundesimin e shitjes se mallrave kineze eshte rrenuar atje industria e tekstilit. Gabimi i dyte thekson Popov eshte ai qe shteti ka lejuar qe konflikti i brendshem nderfetar te shnderrohet ne konflikt te nje bashkesie fetare me shtetin duke formuar ne nje menyre shume te pakujdeshme Keshillin Kombetar Boshnjak. Gjendja duhet te normalizohet dhe duhet te bisedohet ne institucionet legale e jo ne rruge thote Popov.
Drejtori i Forumit per Marredhenie Nderetnike Dusan Janjiq mendon se sa i perket situtates se te drejtave te njeriut situata ne Sanxhak paraqet nje deshtim te plote te qeverise se tanishme. Ky eshte momenti i fundit kur Serbia duhet te gjeje modelin e integrimit te pakicave e jo vetem te toleroje ndarjet dhe grindjet e brendshme. Kam frike se kete nuk mund ta bej me se tani i duhet ndihma nga jashte thote Janjiq. Aleksandar Popov nuk e perjashton mundesine e shkallezimit te krizes ne Sanxhak nese shteti nuk reagon me kohe dhe ne menyren e duhur. Por ai megjithate nuk beson ne mundesine qe Sanxhaku ne njefare forme te fitoje autonomine sipas modelit te Tirolit Jugor per cfare ka folur edhe myftiu kryesor i Bashkesise Islame ne Serbi Muamer Zukorliq. Ate nuk do ta pranoje as Serbia dhe as bashkesia nderkombetare mendon Janjiq Vecanerisht i diskutueshem per Dushan Janjiqin eshte roli i Turqise ne zgjidhjen e konfliktit ne Sanxhak. Menyra se si Turqia ka ardhur ne Serbi me aranzhimin e drejtperdrejte te presidentit Boris Tadiq nuk eshte e pershtatshme per marredhnje afatgjata midis ketyre dy shteteve. Turqia eshte sjelle ketu jo vetem qe te investoje por edhe te pajtoje dy ministra dhe ne kete menyre eshte futur ne ceshtjet e brendshme te Serbise thote Janjiq sipas te cilit bdquovetem nje numer i vogel i boshnjakeve te mbledhur rreth Uglaninit identifikohet me Turqine. Nderkohe qe shumica megjithate mendon se jane popull autokton ne Sanxhak..Novi PazarBildunterschrift Novi Pazar
Ideja e Zukorliqit/Pas serise se incidenteve ne Sanxhak opinionin serb e ka shqetesuar edhe vleresimi i Zukorliqit i cili ka thene se autonomia e Sanxhakut do te jete bdquoproces i pashmangshem shoqeror per te cilin per hir te stabilitetit ne Serbi dhe ne Mal te Zi do te duhej qe me kohe te zhvillohej dialogu midis Beogradit dhe Podgorices. Zukoliq i cili ka bere te ditur se do te themeloje nje parti politike dhe i cili ka nje influence te madhe ne Sanxhak mendon se modeli i Tirolit Jugor eshte forma me e mire e autonomise perkete rajon sepse ajo nuk do te cenonte as integritetin territorial te Mali te Zi dhe Serbise.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›