Koncepti i lire i Varvarices

Viti i dyte qe Ekspozita Nderkombetare e Arteve Vizive ia jep hapesiren e Galerise Kombetare te Arteve vetem per artiste shqiptare te Shqiperise. Onufri 2010 i besohet studiueses Suzana Kuka Varvarica. Synimi i kuratores njohja e individualiteteve
Kuratorja e edicionit te 17-te te Ekspozites Nderkombetare te Arteve Vizive Onufri 2010 eshte studiuesja Suzana Kuka Varvarica. Varvarica u zgjodh te premten me nje vendim unanim te Keshillit Organizativ te Konkursit Nderkombetar te Artit Pamor qe ka nderruar emer dhe quhet thjesht Ekspozite Nderkombetare e Arteve Vizive.
Keshilli ka kryetar drejtorin e GKA Rubens Shima anetare Buron Kacelin nendrejtor i GKA Ali Osekun piktor Ylli Drishtin studiues dhe Parid Tefericin poet kurator i Onufri 2009.
U bene vite qe zgjedhja e kuratorit te Onufrit behet me shume probleme dhe pertej afateve qe kerkon ai si aktiviteti kryesor vjetor i Galerise qe cdo fund dhjetori.
Ne nje muaj e gjysme kohe qe ka Varvarica tha per Shekullin se mendon te ngreje nje ekspozite qe per baze individualitetin i artistit shqiptar ne keto kohe.
Nuk pretendoj te sjell te gjithe situaten e artit shqiptar nepermjet 15 ose 20 artisteve qe do te ekspozojne ne kete Onufer tha dje ajo. Do te mundohem sipas vizionit qe kam te sjell me te miret por qe mund te mos rezultoje keshtu per disa te tjere.
Ajo eshte per clirimin e artisteve nga koncepti kuratorial dhe mendon te mos i ndrydhe pjesemarresit me kufizimet qe mund te sjelle zgjedhja e veprave ne baze te nje teme te percaktuar. Ne kete rast do mjaftonte nuhatje tek veprat e tyre e perpjekjes per te zhvilluar nje art kontemporan dhe shenja individualiteti.
Do te tentoj te sjell nje atmosfere te asaj cka ndodh ne artin kontemporan. Une kam deshire te mos vendos asnje lloj kriteri eshte vepra qe percakton nese eshte pjese e artit kontemporan ne Shqiperi ose jo vijon Varvarica. Keshtu deri tani kaq gje e dime do te prezantohen vepra te reja te vitit te fundit.
Varvarica ende nuk ka vendosur kontakte me artisteve eshte duke pergatitur territorin e kerkimit. Pas Tiranes mendohet se pak jane vendet strategjike ne rrethe qe ajo sduhet ti lere p u hedhur nje sy po edhe ndonje te ftuar nga vendet shqipfolese.
Nuk eshte shume optimiste per prurjet e artit pamor ne rrethe por edhe kjo ngelet te vertetohet. Me aq sa di deri tani rrethet kane pak artiste te cilet tentojne per te qene artiste te artit kontemporan. Ose ndodh qe edhe ata te zhvendosen ne Tirane.
shte viti i dyte qe Ekspozita Nderkombetare e Arteve Vizive tkurret brenda territorit shqiptar. Vitin e kaluar ishte Parid Teferici ai qe vendosi per kete gje dhe pa ndonje koncept kuratorial. Pati debat ai lloj ndertimi i Onufrit edhe nga artiste pjesemarres te cileve iu dukej pa kuptim qe nje konkurs ta ndash ne breza artistesh te rinj e te vjeter dhe ti ftosh pa nje ide per dikustim.
Zana Varvarica ishte ne jurine e Onufri 2009. Aktualisht kuratore ajo nuk mund te na shpjegoje me gjate se kaq per kete vendim qe i eshte ngarkuar nga struktura me te larta Keshilli Organizativ e me tej Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve.
Varvarica ka mbaruar studimet per Skulpture Monumentale ne ateliene e skulptoreve Andrea Mano dhe Hektor Dule. Fillimisht u angazhua si piktore kostumesh ne Kinostudion Shqiperia e Re. Me 1984-1991 ushtronte profesionin e skulptores ne sektorin e realizimit te veprave te artit ne QRVA .
Nga viti 2006 deri me 2010 eshte drejtuese e sektorit te Studimit te Veprave te Artit dhe Edukimit Artistik ne Galerine Kombetare te Arteve dhe qysh prej ketij viti eshte ne pozicionin e studiueses ne kete sektor.
Pervoja e gjate e Varvarices me artet pamore ishte nje arsye kryesore pse iu besua Onufri 2010. Keshilli Organizativ i kesaj ekspozite kerkonte nje njeri qe ishte brenda struktures se Galerise nje njeri qe e njihte mire terrenin.
Ne 2-3 viteve te fundit kuratoret kane qene te jashtem. Kesaj radhe u mendua te shikohej mundesia qe kuratori te jete edhe ne strukturen e Galerise Kombetare te Arteve. Meqenese Onufri eshte produkt i Galerise Kombetare te Arteve edhe kuratori mund te ishte pjese e tij shprehet drejtori Shima me bindjen se Onufri duhet ti kthehet Galerise.
Nje tjeter arsye qe coi ne aprovimin e kandidatures se Varvarices qe do te duhej te paraqitej ne trajten e nje motivimi ishte pervoja e saj si kuratore e ekspozitave personale kolektive e te retrospektives te artisteve te ndryshem ne Tirane e Prishtine. Ajo ka konceptuar Onufri 2001 100 vjet krijimtari e gruas shqiptare Ibrahim Kodra Lin Delija te tria te realizuara ne vitin 2004 Zef Kolombi retrospektive me 2007 Portreti shqiptar me 2007 ne Muzeun Kombetar te Artit ne Pekin etj.
Zgjedhja e Varvarices per drejtimin e Onufrit u be pasi u shfuqizua nga Keshilli Organizativ nje nga kriteret qe duhet te permbushe kuratori i Onufrit. Statuti parashikon qe kuratori nuk duhet te jete punonjes i Galerise Kombetare dhe anetar i Jurise se Ekspozites Nderkombetare te Arteve.
Dy kritere qe Varvarica i permbushte.
Kjo pike nuk ekziston ne rregulloren e Ekspozites Nderkombetare te Arteve Vizive kete vit.
Onufri 2010 hapet me 23 dhjetor ne Galerine Kombetare te Arteve. Buxheti 1.000.000 leke.